AktualitetTë fundit

Shokuese: Marrëdhëniet sek*uale me të miturit i shpëndante për pornografi, ja çfarë u zbulua në celularin e tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit për “Pornografi me të mitur”. Sipas burimeve, efektivët e Krimit Kibernetik kanë arritur që të zbardhin aktivitetin pornografik ku ishte përfshirë i arrestuari.

Mësohet se në celularin e 28-vjeçarit janë gjetur video pornografike me të mitur. Konkretisht janë gjetur video ku kryejnë marrëdhënie seksuale dy të mitur djalë dhe vajzë të moshës 9 ose 10 vjeçare. Ndërsa në një video tjetër duket një i mitur dhe një maxhorene duke kryer marrëdhënie.

I arrestuari dyshohet se i ka filmuar këto skena dhe më pas i kishte shpërndarë në rrjetet sociale. Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.

 

Fraksion.com