Rama: Përfundojnë punimet në aksin që përshkon Kamzën drejt veriut
Punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut kanë përfunduar.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje, duke theksuar se ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore.
Aksi ka një gjatësi prej 2.8 km në të dyja kahet e lëvizjes.
“Kanë përfunduar punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut. Ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Fraksion.com