AktualitetTë fundit

Përfundoi në koma nga dhuna: Avokati Sokol Mëngjesi i rikthehet punës

Avokati Sokol Mëngjesi iu rikthye punës këtë të enjte, pas disa muajsh trajtime mjekësore.

Ai u dhunua barbarisht nga disa persona pasi la fëmijën e tij në kopsht. Nga goditjet në kokë, ai përfundoi 15 ditë në koma të insistuar nga mjekët.

Avokati u godit me dorezë metalike në qershor nga tre persona, pasi la djalin e tij në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit, ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi, në pranga ka rënë vetëm një.

Dorian Aliaj pasi u vetëdorëzua dëshmoi para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.

Nga ana tjetër i ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.

Para disa ditësh ai u la në burg nga Apeli.

Fraksion.com