Ministrja e Jashtme gjermane: Hezbollahu “fshihet pas civilëve”
Gjatë një udhëtimi në Bejrut të mërkurën, 23 tetor, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock akuzoi Hezbollahun për përdorimin e civilëve libanezë si mburoja njerëzore dhe afirmoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, sipas ministrisë së saj.
“Në Liban, njerëzit kanë frikë për të dashurit e tyre çdo ditë. Edhe këtu terroristët e Hezbollahut fshihen në mënyrë të papërgjegjshme pas civilëve dhe hedhin raketa mbi Izraelin çdo ditë. Izraeli duhet të mbrohet nga këto sulme”, tha Baerbock.
Ajo theksoi nevojën për të mbrojtur civilët sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Liban. Baerbock bëri thirrje për zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të OKB-së, e cila i dha fund luftës Hezbollah-Izrael të vitit 2006, si çelësi për sigurimin e paqes si për Izraelin ashtu edhe për Libanin. Ajo vuri në dukje se vetëm veprimi ushtarak nuk do ta zgjidhte konfliktin.
Baerbock shprehu gjithashtu shqetësim për dërgimin e kufizuar të ndihmave humanitare në Gaza, duke i kërkuar qeverisë izraelite që të mbajë premtimin e saj për të ofruar ndihmë si një “detyrë sipas ligjit ndërkombëtar.
Fraksion.com