Macron njofton 100 milionë euro ndihmë për Libanin dhe bën thirrje për armëpushim
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të enjten (24 tetor) se Franca do t’i japë një paketë ndihme prej 100 milionë eurosh (rreth 108 milionë dollarë) për Libanin.
Ai foli në Konferencën Ndërkombëtare në Mbështetjen e Popullit dhe Sovranitetit të Libanit në Paris.
“Kombet e Bashkuara kanë nisur një apel për 426 milionë euro. Franca do të sigurojë 100 milionë euro gjatë kësaj konference. Ajo që nevojitet është thjesht strehimi i familjeve, ushqyerja e fëmijëve, kujdesi për të plagosurit dhe vazhdimi i shkollimit për studentët”, tha Macron.
Presidenti francez bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim midis Hezbollahut dhe Izraelit.
“Në Liban nevojitet një armëpushim. Më shumë dëme, më shumë viktima, më shumë sulme as nuk do t’i japin fund terrorizmit dhe as nuk do të garantojnë sigurinë e të gjithëve. Më vjen keq që Irani ka angazhuar Hezbollahun kundër Izraelit, ndërsa interesi më i lartë i Libanit kërkonte që ata të qëndronin larg luftës së Gazës. Më vjen keq që Izraeli vazhdon operacionet e tij ushtarake në Liban, në Jug, në Bejrut dhe gjetkë dhe që numri i viktimave civile vazhdon të rritet”, tha Macron.
Konferenca, e cila u thirr me iniciativën e presidentit francez, merr pjesë në nivel ministror nga më shumë se 50 vende, si dhe Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Izraeli nuk merr pjesë.
Fraksion.com