Horoskopi ditor e enjte 24 tetor 2024
Ky është horoskopi ditor për dtën e sotme e enjte 24 tetor 2024. Parashikimi i yjeve për ju sot se si do të ecë puna, shëndeti dhe ndjenjat për secilën shenjë.
Dashi
Gjatë kësaj dite do reflektoni gjatë dhe nuk do gaboni kur t’iu duhet të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje, dita e sotme do jetë mjaft e qetë. Komunikim do vazhdojë të jetë i mirë dhe nuk priten debate të zjarrta. Shfrytëzojeni ditën sa më shumë që të mundni. Nëse jeni beqarë nuk duhet të filloni një lidhje me personin e parë që do iu dalë para sepse do pendoheni për këtë. Urani do jetë planeti që do ju nxitë të kërkoni më shumë autonomi në punë. Do doni të merrni ju drejtimin e një projekti dhe do dini si t’i bëni mirë llogaritë para se të veproni. Mësoni të shpjegoni gjithçka që edhe eprorët t’iu kuptojnë. Saturni do jetë planeti që do iu mbrojë nga tronditjet në planin financiar.
Demi
Dinamizmi i së djeshmes mund të shndërrohet në nervozizëm sot. Mundohuni të mos tregoheni shumë agresivë. Për të dashuruarit dita do jetë e paqëndrueshme dhe e mbushur me debate. Do jeni kokëfortë dhe do këmbëngulni se keni gjithmonë ju të drejtë. Kujdes mos e teproni. Ju beqarët do mbeteni sërish vetëm edhe pse në mesditë do ketë disa takime. Për punën do jetë një ditë e vështirë dhe mund të ketë vonesa të mëdha. Disa gjëra mund të ndryshojnë në momentin e fundit si pa e kuptuar dhe do ju mërziteni shumë. Sektori i financave do jetë goxha i mirë. Përfitoni nga kjo për të bërë disa transaksione me rëndësi dhe për të shlyer borxhet.
Binjakët
Nën ndikimin e madh të Mërkurit dhe Plutonit morali juaj do jetë edhe më i mirë gjatë kësaj dite. Jupiteri premton momente të mrekullueshme për ju që keni një lidhje. Do ndiheni mjaft mirë me partnerin dhe do e mbani gjithë kohës mendjen tek ai. Në një moment mundet t’iu bëjë edhe një premtim të rëndësishëm për të ardhmen. Ju beqarët nuk duhet t’i mbani për vete ato që ndieni për dike. Po i shprehët do dilni të fituar. Në punë do ju duhet të bëni më shumë përpjekje për të arritur në majë të piramidës. Shfrytëzojeni gjithë fuqinë që keni edhe për të forcuar pozicionin tuaj. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni një riorganizim të situatës.
Gaforrja
Nën ndikimin e madh të Jupiterit dhe Marsit sot do jeni edhe më luftarakë dhe nuk do pranoni të komandoheni nga të tjerët. Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do jetë më harmonike. Do e mbroni lidhjen tuaj nga gjithçka dhe nuk do e lini për asnjë moment partnerin të mërzitet. Mbrëmja do jetë akoma më e zjarrtë. Për ju beqaret do jetë dita e fillimit të një pasioni të madh. Shfrytëzojeni mundësinë që do iu jepet sepse nuk i dihet nëse mund të ndodhë më. Në punë do jeni luftarakë, këmbëngulës dhe nuk do ndaleni përballë asnjë vështirësie që mund t’iu dalë. Në fund të ditës do kënaqeni shumë me ato që do arrini. Në planin financiar do e stabilizoni shpejt situatën dhe nuk do keni asnjë problem.
Luani
Gjatë kësaj dite do jetë e vështirë t’iu ndjekësh sepse nuk do bëni ato që do ju thonë dhe do veproni sipas mënyrës tuaj. Për ju të dashuruarit mund të ketë disa turbullira. Do kërkoni më shumë pavarësi ndaj partnerit ndërkohë që ai do kërkojë t’iu ketë më pranë. Ju beqarëve do iu dalin përpara shumë persona interesantë dhe nuk do dini kë të zgjidhni. Në punë nuk do lejoni askënd t’iu influencojë sepse keni idetë tuaja për çdo çështje. Mundohuni që të mos gjeni as zgjidhjet më të lehta, por të përqendroheni për të bërë më të mirën e mundshme. Ka ardhur koha të bëni pak më shumë ekonomi dhe të tregoheni të kujdesshëm me financat. Investimet lërini për më vonë.
Virgjëresha
Sido që t’iu vijnë gjërat ju do dini të ruani qetësinë sot dhe nuk do veproni pa reflektuar sa duhet. Pas një periudhe të mbushur me mosmarrëveshje dhe debate në çift, më në fund situata do filloje të qartësohet. Do tregoheni pak më tolerantë dhe do i pranoni disa gabime. Ju beqarët do keni një ditë të paqëndrueshme dhe do jeni gjithë kohës në ajër. Me mirë qëndroni edhe sot vetëm sepse mundësi më të mira do ju paraqiten. Në punë ka mundësi që në disa momente të debatoni me një koleg, por më pas do qetësoheni dhe do i merrni gjërat shtruar. Mos u mundoni asnjë moment të bëni avokatin e djallit. Në planin financiar situata do mbetet po e njëjtë. Mos bëni gabim të luani lotari sepse vetëm sa do humbni.
Peshorja
Saturni do iu japë mundësinë të vendosni pikat mbi “i” gjatë kësaj dite, sidomos në sektorin profesional. Do jeni ambiciozë dhe largpamës si asnjëherë më parë. Më në fund ju të dashuruarit do i zgjidhni problemet që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë. Ai që keni në krah do iu përgatisë edhe një surprizë befasuese. Ju beqarët me shumë gjasa do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Dëshira juaj e madhe për të krijuar një familje do plotësohet. Në punë në shumë momente do ju duhet të bëni më tepër durim dhe situata do ju qartësohet. Po u bashkuat me kolegët do arrini edhe më lart. Në planin financiar situata nuk do jetë problematike. Duke ulur shpenzimet çdo gjë do vendoset në ekuilibër.
Akrepi
Marsi do ju nxitë të reflektoni me kujdes gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni hapa të gabuara. As vendime të nxituara mos merrni sepse do pendoheni. Për ju të dashuruarit priten çaste harmonike dhe të këndshme. Gjithçka që do bëni do e bëni bashkërisht me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë askush nuk do iu ndalë dot së kërkuari personin e ëndrrave. Do lodheni pak, por shumë shpejt do e gjeni atë. Karriera pritet të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet që ju keni bërë do japin rezultatet e shumëpritura. Eprorët do ju mbështesin pa u menduar dy herë. Financat do jenë të ndërlikuara dhe nuk do dini çfarë të bëni. Më mirë kërkojuni këshilla specialisteve.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do ndryshoni sjellje dhe do i habisni të gjithë ata që keni pranë. Uranin dhe Hënën do i keni mbështetje të madhe. Për ju të dashuruarit do jetë ditë më romantike dhe më emocionuese kjo e sotmja. Pritet të kaloni momente të këndshme pranë atij që doni dhe nuk do ndaheni për asnjë moment prej tij. Ju beqarët nga ana tjetër do keni një ditë të zakonshme dhe pa takime interesante. Bëni durim sepse do vijë edhe dita juaj. Në punë do jeni thuajse në pikun e frymëzimit dhe do i keni të gjitha aftësitë të vini në zbatim idetë tuaja. Në planin financiar do gjendeni përballë dy zgjedhjeve të vështira. Mendohuni mirë para se të vendosni.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do keni përherë nevojë të lëvizni dhe të bëni ndryshime. Dita pritet të jetë plot aktivitet edhe pse ndonjëherë do jeni të shpërqendruar. Ju të dashuruarit do filloni të bëni projekte për të ardhmen. Mund të mendoni për fejesë ose për një fëmijë. Gjithçka që ëndërroni do iu plotësohet. Ju beqarët do merreni shumë me jetën familjare dhe miqtë, e nuk do mendoni aspak për jetën sentimentale. Në punë do jeni më të zotët dhe do i kaloni shpejt të gjitha vështirësitë që keni pasur. Ambienti do fillojë të ngrohet goxha. Nëse do iu duhet të nënshkruani kontrata në planin financiar, mendohuni mirë para se të veproni.
Ujori
Falë mbështetjes së planetëve dhe veçanërisht të Jupiterit, sot do ecni në rrugën e duhur dhe do jeni më të qartë. Para çdo hapi do vrojtoni gjithçka e më pas do hidheni në veprim. Ju që jeni në një lidhje do përkëdheleni mjaft nga Venusi. Do e keni gjithçka më të qartë për të ardhmen dhe në mbrëmje do kaloni momente të zjarrta. Nëse zemra juaj është ende e vetmuar, një koleg pune do iu propozojë dhe do iu shprehë dashurinë e tij. Mendohuni mirë para se të jepni një përgjigje. Në punë do i pranoni të gjitha kritikat që do iu bëhen dhe do luftoni të bëni më të mirën e mundshme. Shefat do ju vlerësojnë për përulësinë, guximin dhe vendosmërinë. Financat do jenë paska delikate për shkak të shpenzimeve tuaja të mëdha.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do keni një dëshirë të papërmbajtshme të ecni përpara dhe do vini në punë të gjitha njohuritë që keni. Sektori i dashurisë do jetë mjaft i privilegjuar. Yjet do krijojnë një klimë mjaft të ngrohtë dhe do përjetoni ndjesi të veçanta. Ju beqarët do tregoheni më të hapur ndaj takimeve. Mundësitë për të krijuar lidhje serioze do shumëfishohen. Jeta profesionale ka për të qenë e bukur dhe sepse pak nga pak do fillojnë t’iu realizohen të gjitha ëndrrat që keni pasur prej kohës. Në planin financiar nuk rekomandohet asnjë operacion i madh financiar. Prisni edhe disa ditë për ta bërë këtë.
Fraksion.com