Von der Leyen viziton sot Tiranën
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e nis turin e vizitës së saj në rajon me Tiranën.
Ajo mbërrin sot pasdite në vendin tonë rreth orës 15:00 ku sipas axhendës pritet të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama.
Pas takimit, Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Të enjten në orën 10.00, Von der Leyen do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa menjëherë më pas do të niset për në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje.
Fraksion.com