Rama: Kontributet, detyrim ligjor dhe moral që zinxhiri i solidaritetit të funksionojë
Kryeministri Edi Rama dekalaroi sot se informaliteti i pagave është një armik i pensioneve dhe pensionistëve.
Në fjalën gjatë takimit me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, Rama theksoi se “sot është dita e tretë e diskutimeve publike lidhur me temën e pensioneve diskutime të cilat synojnë një informim të hapur të plotë dhe të detajuar të pasqyrës mbi pasqyrën e pensioneve për të gjithë pensionistët në radhë të parë dhe për gjithë shoqërinë për të kuptuar se cila është përmbajtja komplekse e kësaj pjese të administrimit të të ardhurave që ne krijojmë dhe cila është vështirësia shumë komplekse për të adresuar siç dëshirojmë të gjithë nevojën për rritjen e pensioneve”.
Nga ana tjetër, vijoi Rama, për të theksuar se në një proces si ky është i domosdoshëm një front i madh i përbashkët shoqëror në kuptimin më të mirë të fjalës mes qeverisë kompanive dhe individëve sepse sigurimet shoqërore nga të cilat buron fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral i patjetërsueshëm për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritetit të funksionojë.
“Që do të thotë që sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë i kujtdo që merr një pagë dhe ai detyrim sapo shlyhet shkon direkt tek dikush që merr një pension.
“Institucioni i Sigurimeve Shoqërore nuk është një institucion buxhetor si të tjerët, nuk është as një institucion fitimprurës, është një institucion që garanton transferimin e fondeve nga përfituesit e të ardhurave nga puna në sektorin publik ose privat që kanë detyrimin të paguajnë sigurimet shoqërore tek përfituesit e pensioneve”, tha Rama.
Fraksion.com