Pensionistët protestë para Kryeministrisë: Të rriten pensionet. Na ka mbetur veç me kap armët
Qindra të moshuar kanë dalë sot para Kryeministrisë për të protestuar për rritjen e pensioneve. Ata kanë deklaruar se nuk e përballojnë dot jetën me pensionet që marrin dhe se kanë punuar gjithë jetën për të ndërtuar vendin dhe sot marrin para që nuk iu dalin as për ilaçe.
Një pensionist që kishte ardhur nga Malësia e Madhe për të protestuar tha se iu ka mbetur veç të kapin armët ose të vrasin veten, pasi jeta është e papërballueshme.
Çfarë më duhet 50 mijë lekë, më shkojnë 70 mijë lekë ilaçet. Jam me hepatit B, mëlçi, me zemër, prostatë. Jam i mbaruar. Nuk duhet të ketë pension nën 400 mijë lekë. Kam punuar në bujqësi, kam vaditur me këmbë në ujë gjithë natën. Kam marrë rërën në krahë e kam çuar anas malit. Presidenti 4 milionë, po ai është vetëm një kukull. Vjedhin këta deputetë, e marrin 3 milionë rrogën në kurriz tonin. Na vjen keq, ishalla i mbushet mendja se na ka mbetur veç me kap armët. O të na rrisë pensionet 400 mijë lekë, o të hiqet qafe”, tha pensionisti.
Një tjetër pensionist 82-vjeçar deklaroi se ka titullin mjeshtër dhe se merr pension 18 mijë lekë dhe pse ka punuar gjithë jetën. “Kam hyrë në punë 14 vjeç e gjysmë. Kam 38 vite punë në shtet. Kam punuar në të gjitha veprat, me shtëpinë e Enver Hoxhës, Mehmet shehut, jam mjeshtër në kategorinë 7. Pensioni 180 mijë lekë. S’kam lënë vepër pa punuar. I kam pasur duart e arta. Unë jam socialist. Nuk po marrim vesh gjë për skemën e re të pensioneve.
Unë që kam punuar, kam dhënë të mira materiale nuk vlerësohem fare. Po kërkoj rritje. Bashkëshortja ime ka punuar arkëtare, merrte 3500 lekë, unë kam marrë 10 mijë lekë. Rrogat e veta i rrisin këta, si nuk u vjen turp. Dalin në parlament, asnjë nuk e ngre dorën për ne, vetëm për veten e vet”, deklaroi ai.
Një tjetër pensionist tha se ka punuar si financier duke kërkuar një politikë sociale dhe rritje me me nivele. Ai mori si shembull të keq pensionet për deputetët.
“Unë jam pensionist, por kam qenë financier, kam punuar në disa institucione. Kam punuar në sigurimet shoqërore të Elbasanit.
Jam financier i mirëfilltë. Ulni informalitetin! Sa punonjës janë të paregjistruar. Marr 410 mijë lekë. Indeksimi është kompensim, jo rritje siç ka thënë Astrit Hado. Paga reale që marrin punonjësit në sektorin privat nuk raportohet. I kanë në dorë. Unë dua rritje pensioni. Të ketë një politikë sociale. Të jetë me nivele. Dhe kjo që u bë me 4.1, ai që merrte 600 merr dhe më shumë.
Pensionet super të larta të deputetëve. Shurra e deputetit pensionist vlen 100 mijë lekë të reja. Çfarë bën ai përveç shurrës. Shurrë ai, shurrë unë”, tha pensionisti.