“PD protestë para PE”, Mziu: Eurodeputetët janë shokuar nga ajo që ndodh në Shqipëri. Sula: Maxhoranca bën vetëm propagandë
Tridhjetë deputetë të opozitës janë duke protestuar në Strasburg përpara Parlamentit Europian për situatën në Shqipëri.
Deputeti i PD Xhelal Mziu tha se eurodeputetët janë shokuar nga ajo që ndodh në Shqipëri. Ndërsa, deputeti Sula theksoi se maxhoranca bën propagandë dhe se realiteti në Shqipëri është ndryshe.
Xhelal Mziu: Reagimi është shumë i rëndësishëm. Ka muaj që po reagojmë. Në Shqipëri po instalohet një shtet një-partiak. Edi Rama ka eliminuar pluralizmin politik. Rama ka nisur luftë frontale ndaj opozitës. Në vazhdën e goditjes së opozitës u arrestua edhe ish-presidenti Ilir Meta. Ne jemi të mobilizuar që ta çmontojmë këtë shtet diktatorial. Eurodeputetët janë shokuar për atë që ndodh në Shqipëri. Deri në zgjedhjet e ardhshme do e çmontojmë këtë diktaturë.
Dashnor Sula: Ndërkombëtarët janë dezinformuar për atë që ndodh në Shqipëri. Maxhoranca bën vetëm propagandë. Realiteti nuk është ashtu siç paraqitet nga Edi Rama. Opozitës nuk i jepen të drejta që i gëzon me Kushtetutë. Do të thotë se është grisur Kushtetuta. Janë dënuar deputetë të opozitës pa ligj./BW
Fraksion.com