AktualitetPolitikëTë fundit

Pas pak gjyqi për ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion

Ish-presidenti Ilir Meta del sot në orën nëntë e gjysmë para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Së bashku me Metën do të dalin para gjykatës edhe Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

Ai u arrestua një ditë më parë në hyrje të Tiranës, ndërsa po kthehej nga Kosova.

 

Fraksion.com