“Lironi deputetin Salianji”, nis protesta e opozitës para Parlamentit Europian: Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka!
Nis protesta e opozitës para Parlamentit Europian, ku kërkojnë lirimin e Ervin Salianjit, i cili ndodhet në burgun e Fierit.
Ndërkohë policia belge ka marrë masa duke rrethuar zonën.
Deputetja Dhurata Cupi mban një pankartë në anglisht ku thuhet “Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka”.
Ndërsa deputetët e tjerë kanë shpalosur pankarta para Parlamentit Europian dhe do të protestojnë për një kohë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial.
30 deputetë ndodhen në Strasburg për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare. Burgosja e Salianjit, mosvotimi i PS për vendimin e GJK, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsioni janë disa nga çështjet e diskutimit në fokus të takimeve të deputetëve të PD-së me europarlamentarët.
Fraksion.com