AktualitetPolitikëTë fundit

Deputetët e PL-së në mbështetje të Ilir Metës, presin ish-presidentin pranë Bllokut të Sigurisë

Deputetët e Partisë së Lirisë kanë mbështetur kreun e tyre, duke qëndruar pranë ambienteve të Bllokut të Sigurisë, ku po qëndronte Ilir Meta.

Ata kanë qëndruar të grupuar, të qetë, në pritje të daljes së ish-presidentit, përpara se ai të nisej për në GJKKO.

Ndërkohë që ka nisur seanca për gjykim të Ilir metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çoku.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

 

Fraksion.com