AktualitetTë fundit

“21 janari”, ish-drejtori i Policisë Hysni Burgaj në SPAK: Dhashë sqarime, kam zbatuar ligjin

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj është paraqitur këtë paradite në SPAK, për t’u pyetur në lidhje me 21 Janarin.

Kur ndodhi 21 Janari, Burgaj u akuzua nga opozita e kohës se nuk zbatoi urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria, që drejtohej atëherë nga Ina Rama. Pretendimi në atë kohë ishte se në urdhër kishte gabime ortografike të emrave dhe ishin shënuar me laps.

“Dhashë sqarime si një person që ka dijeni. Kam zbatuar ligjin. Kam zbatuar urdhër-arrestet”, tha Burgaj pasi ka dalë nga SPAK.

Më 21 janar 2011, opozita e kohës zhvilloi një protestë, ndërsa u vranë në bulevard nga Garda e Republikës 4 qytetarë.

 

Fraksion.com