AktualitetTë fundit

SPAK: Arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, dyshohet për 3 vepra penale

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK njoftoi mbrëmjen e sotme se masa e sigurimit arrest në burg është ekzekutuar nga Policia e Shtetit.

Çyrbja dyshohet për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

“Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”, thekson SPAK.

SPAK bën të ditur se nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Ҫyrbja la mandatin e deputetit në datën 9 tetor..

 

Fraksion.com