AktualitetPolitikëTë fundit

“S’jemi në ‘92, ish kryeprokurori Hajdari për tensionet në Kuvend: Efektivët nuk mbajnë armë në manifestime

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari, deklaroi se elektorati gri nuk mbështet dhunën ndaj institucioneve, duke iu referuar protestave të opozitës dhe mosbindjes civile.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai u shpreh se shpreson që shpreson që opozita të gjejë mënyra demokratike për të arritur objektivat e saj e t’i largohet dhunës.

Në thelb mosbindja civile është sakrificë, pra njerëzit duhet të bëjnë sakrifica për të mbrojtur kauzën e tyre, sakrifica që krijojnë besueshmëri në publik që më pas publiku të të ndjekë. Nuk ka ndonjë shenjë që elektorati gri të mbështesë dhunë ndaj institucioneve. Shpresoj që politika dhe opozita të gjejnë metoda demokratike e t’i ikin dhunës, sepse nuk e motivon elektoratin gri, që është me shumicë në Shqipëri”, tha ai.
Hajdari komentoi gjithashtu edhe tensionet në Kuvend gjatë seancës të së enjtes, si dhe pretendimin e deputetit të PD Luan Baçi, se një nga efektivët i drejtoi armën, pretendim që u hodh poshtë nga policia, duke deklaruar se ishte vetëm një sprej lotues”, tha ai.

Ish-kryeprokurori u shpreh se sipas ligjit efektivët nuk lejohen të mbajnë armë në tubime e manifestime.

“Në manisfestime e protesta sipas ligjit efektivët nuk kanë armë. Jam i prirur të besoj autoritetet. Nëse besojmë të kundërtën do të thotë që drejtuesit e policisë shqiptare do të na kujtojnë pamje të 1992 ose 1993. Për çfarë e do armën polici aty? Për të vrarë deputetin? I prirur të besoj që ishte spraj lotues”, u shpreh ai.