“RENEA në Kuvend si asnjëherë”, Lisandër Hoxha: Mazhoranca në panik nga aksioni opozitar!
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Lisandër Hoxha, tha se mazhoranca është e frikësuar nga aksioni opozitar, dhe provë për këtë është edhe vendimi që policia të hynte në territorin e Kuvendit në tensionet e seancës të së enjtes, më 17 tetor.
Erdhën në protestë për shkak të pamundësisë së një jete normale në Shqipëri. U kthye demokracia në monokraci në duart e një njeriu të vetëm. Nuk ka asnjë rrugë për shoqëritë e shtypura përveç reagimit. PD kërkon zgjedhje të lira e të ndershme përmes protestës. Qeveria teknike, mekanizëm për zgjidhjen e krizës.
Dhuna më e madhe nuk është djegia e karrigeve por 4 mijë lekëshi për pensionistët.
Pjesëmarrja në protesta ka qenë goxha e madhe. Mazhoranca është e frikësuar ndryshe nuk do merreshin me PD. Rama do të ishte i qetë jo në ankth nga aksioni opozitar e nuk do fuste RENEA-n në Kuvend që nuk ka ndodhur as në kohërat më të këqija. Sipas ligjit, i gjithë territori i Kuvendit nga kangjellat mbrohet nga Garda. Nëse një polic shkel aty vendimin e merr Kuvendi jo ministri. Hera e parë në 32 vite tregon frikën e panikun nga mosbindja civile. Nga PD që doli nga vorbulla jemi apo nuk jemi”, tha ai.
Fraksion.com