AktualitetPolitikëTë fundit

“Zakonisht merrem me bandat jo me ushtarët e tyre”, Bardhi reagon pas kallëzimit të Policisë në SPAK: Nuk kemi vjedhur ne 180 mln euro në një vit

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi reagoi pas kallëzimit të policisë në SPAK të disa deputetëve të PD që ishin pjesë e përplasjes dje me policinë dhe Gardën.

“Unë nuk i përgjigjem ushtarëve të bandave. Zakonisht përzgjedh të merrem me bandat. Ushtarë të tyre siç janë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë së Shtetit, drejtori i Policisë së Tiranës nuk janë në fokusin e punës sime. Sot jam për një vjedhje 180 mln euro. Deputetët e opozitës nuk akuzohen se kanë vjedhur 180 mln vetëm për një vit nga buxheti i shtetit nga shitblerja e paligjshme e energjisë. Prokuroria e Posaçme është ngritur për këtë, për të luftuar korrupsionin dhe vjedhjet me buxhetin e shtetit. Prokuroria e Posaçme nuk është ngritur për të sulmuar deputetët e opozitës të cilët në krye të detyrës së tyre, nga fakti që krye të strukturave ligjzbatuese Ministri e Brendshme, Drejtori e Përgjithshme e policisë, drejtori vendore e Tiranës janë ushtarë të bandave më të rrezikshme në vend sulmohen nga FNSH-të në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, diçka e pandodhur kurrë në 34 vite dhe ju siguroj që do të sjellë përgjegjësi penale, ligjore për cilido që ka urdhëruar futjen dje në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë të forcave speciale të Policisë së Shtetit. Asnjë veprim qesharak i tillë… se lexova që kishin akuzuar për kanosje deputeten Elda Hoti, pra policia ishte ndjerë e kanosur nga një deputete femër e grupit parlamentar të PD-së. Degradimi në këto nivele i ministrisë së Brendshme, i Policisë së Shtetit është i pritshëm sepse një Polici që nuk lufton dot krimin e organizuar, por i shërben krimit të organizuar do merret me deputetet femra të opozitës ”, tha Bardhi.

Sipas tij, degradimi në këto nivele i ministrisë së Brendshme, i Policisë së Shtetit është i pritshëm sepse një Polici që nuk lufton dot krimin e organizuar.

Prokuroria e Posaçme nuk është ngritur për të sulmuar deputetët e opozitës të cilët në krye të detyrës së tyre, nga fakti që krye të strukturave ligjzbatuese Ministri e Brendshme, Drejtori e Përgjithshme e policisë, drejtori vendore e Tiranës janë ushtarë të bandave më të rrezikshme në vend sulmohen nga FNSH-të në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, diçka e pandodhur kurrë në 34 vite dhe ju siguroj që do të sjellë përgjegjësi penale, ligjore për cilido që ka urdhëruar futjen dje në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë të forcave speciale të Policisë së Shtetit. Asnjë veprim qesharak i tillë… se lexova që kishin akuzuar për kanosje deputeten Elda Hoti, pra policia ishte ndjerë e kanosur nga një deputete femër e grupit parlamentar të PD-së. Degradimi në këto nivele i ministrisë së Brendshme, i Policisë së Shtetit është i pritshëm sepse një Polici që nuk lufton dot krimin e organizuar, por i shërben krimit të organizuar do merret me deputetet femra të opozitës”, tha Bardhi..

 

Fraksion.com