AktualitetPolitikëTë fundit

Von der Leyen në tur ballkanik, takimi i parë me Ramën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po përgatitet për një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor, javën e ardhshme, ku do të vizitojë gjashtë vende.

Të mërkurën ajo do të ndalet në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në përurimin e kampusit të Kolegjit të Evropës.

Të enjten do të takohet me presidentin Bajram Begaj, dhe më pas do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në zonat e përmbytura në Bosnjë-Hercegovinë.

Të premten, ajo do të udhëtojë në Serbi për të vazhduar takimet politike dhe institucionale, ndërsa do të përmbyllë turin të shtunën duke vizituar Kosovën dhe Malin e Zi.

Fraksion.com