Vendimi i Gjykatës së Romës për emigrantët, Meloni mbledh të hënën qeverinë: Nuk i takon gjyqësorit të caktojë cilat janë vende të sigurta
Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni do të mbledhë të hënën qeverinë në lidhje me vendimin e marrë sot nga Gjykata e Romës për dërgimin e emigrantëve nga kampi i Gjadrit , në Itali.
Meloni e ka quajtur vendimin e gjyqtarëve, me paragjykime, ndërsa ka deklaruar se mbledhja e së hënës do të mbahet për të zgjidhur këtë problem.
“ Thirra mbledhjen e Këshillit të Ministrave për të miratuar rregullat për të kapërcyer këtë pengesë, sepse mendoj se nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta, por qeverive, kështu që qeveria do të duhet ta sqarojë më mirë”, tha ajo.
Meloni e cilësoi vendimin e gjykatës si paragjykues, ndërsa është shprehur se sipas saj, nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo.“Kam mbledhur Këshillin e Ministrave të hënën për të miratuar rregullat që shërbejnë për të kapërcyer këtë pengesë, sepse nuk besoj se nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo. Kjo është një përgjegjësi e qeverisë dhe për këtë arsye qeveria duhet të sqarojë më mirë se çfarë do të thotë një vend i sigurt”, tha ajo.
Ajo u shpreh se problemi nuk është në Shqipëri, por “problem është se nuk mund të bëhet asnjë politikë mbrojtjeje e kufijve, dhe për këtë arsye shpresoj se (gjykatësit) do të më thonë edhe se si zgjidhet”. Ndër të tjera ajo tha se italianët i kanë kërkuar të ndaloj imigracionin ilegal, dhe për këtë arsye, do të bëj çmos për të kufizuar imigracionin masiv të paligjshëm.
Kujtojmë se i magjistratët e Romës nuk miratuan vendimin për mbajtjen në Shqipëri të 12 azilkërkueseve që vinin nga Egjipti dhe Bangladeshi. Shkak i vendimit të drejtësisë italiane, ishte vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, i dalë më 4 tetor.
Fraksion.com