Prifti godet me karrige besimtarët në katedralen ukrainase
Një katedrale, që duhet të jetë vendi i paqes shpirtërore e fizike, u kthye në vendin e përplasjeve të dhunshme mes besimtarëve të kishave rivale ortodokse në qytetin Çerkasi në Ukrainën qendrore, të cilët secili grup më vete kontrollin e saj.
Katedralja e Shën Michaelit, e cila është caktuar si kishë garnizoni për Forcat e Armatosura të Ukrainës, ishte vendi ku po mbahej një liturgji rreth 100 persona me uniforma kamuflazhi dhe me maska u futën me forcë në hapësirën e saj.
Situata përshkallëzoi në dhunë, me pamjet filmike që përfunduan në rrjetet sociale të cilat tregonin karrige të thyera në shpinën e njerëzve, e një prift që rrihej me grushte.
Tensionet rreth Katedrales së Shën Michaelit pasojnë përpjekjet më të gjera të Ukrainës për ta kufizuar ndikimin e Kishës Ortodokse Ukrainase (UOC), e cila historikisht ka qenë e lidhur me Kishën Ortodokse Ruse.
Edhe pse shpalli pavarësinë nga Moska në vitin 2022, UOC ende shihet me dyshim nga autoritetet ukrainase për shkak të dyshimeve se mban qëndrim pro-rus.
Sipas Zoya Vovk, zëdhënëse e Policisë Kombëtare në rajonin e Çerkasit, disa persona mbetën të plagosur pas përleshjeve në katedrale.
Përfaqësuesit e UOC-it kanë arritur të thyejnë deri edhe portën kryesore të saj e kanë hedhur gaz lotsjellës mes turmës së besimtarëve të mbledhur aty. Përleshja përfundoi vetëm pas mbërritjes së policisë.
Fraksion.com