“Përplasja në komisionin hetimor për Sterilizimin”, PD kërkesë Kuvendit: Të përjashtohen tre deputetë të PS
Deputetët e PD-së i kanë kërkuar Kuvendit përjashtimin e tre deputetëve socialistë, pjesë e komisionit hetimor për koncesionet.
Në kërkesën e firmosur nga deputetët e PD-së me në krye Albana Vokshi, kryetare e komisionit hetimor, tre deputetët e PS-së Erion Braçe, Plarent Ndreca dhe Ilir Metaj akuzohet se kanë penguar punën e komisionit duke kryer disa shkelje.
Kërkesa e PD drejtuar kryetares së Sekretariatit për Procedurat Votimet dhe Etikën Klotilda Bushka është bërë më 11 tetor për marrjen e masave disiplinore për Ndrecën, Braçen dhe Metajn. Komisioni do duhej te ishte mbledhur brenda 48 orësh nga kërkesa, por në kundërshtim me rregulloren komisioni i etikes nuk është mbledhur.
Fraksion.com