AktualitetPolitikëTë fundit

“Në Google përkufizimi i mosbindjes civile është më i klikuari”, Manja: Qeveri teknike ka kur ka krizë të mazhorancës!

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja komentoi sot aktet e opozitës në Kuvend, ndërsa u shpreh se “mosbindja civile nuk e pranon dhunën”.

I ftuar në një studio televizive, Manja tha se mazhoranca asnjëherë nuk ka qenë kundër dialogut politik.

“Unë nuk e di se nuk di ta ketë artikuluar kush nga ne, që jemi kudër dialogut politik, nuk di ta ketë thënë kush nga ne. Dora jonë për t’u ulur dhe sjellë në normalitet politikën në sallën e parlamentit ka qenë përherë e shtrirë. Problemi është që s’mund t’i lëshojmë dorën popullit për këta që duan qeveri teknike. Unë nuk di dhe s’dua të merrem me politikë të madhe, por qeveri teknike ka kur ka një krizë të mazhorancës”, tha Manja.

Duke folur për aktet e mosbindjes civile të opozitës, Manja theksoi se mosbindja civile nuk e pranon dhunën në vetvete, përkundrazi kërkon të fitojë simpatinë e masës.

“Jam i bindur që kur ka filluar kjo mosbindje civile, po të hysh në Google përkufizimi i mosbindjes civile është më i klikuari. Sot më në fund kam parë një element të mosbindjes civile.  I vetmi element i mosbindjes civile. Më vjen mirë që këtë element e dha Dash Sula, dogji xhaketën e vet. Ai ishte akt i mosbindjes civile. Ky është element i mosbindjes civile, jo të kapësh karrige dhe të godasësh kryetaren e Kuvendit”, tha Manja.

 

Fraksion.com