Grupi i PS kërkesë për masë ndëshkimore për deputetët Elda Hota dhe Petrit Doda
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka bërë kërkesë që pritet të depozitohet pranë Sekretariatit të Etikës, që të merren masa për Elda Hotit dhe Petrit Dodës.
Grupi Parlamentar i PS pretendon se ketë dy deputetë kanë penguar zhvillimin normal të seancës.
Në seancën plenare të një dite më parë, znj. Hoti u akuzua nga Znj. Spiropali se derdhi benzinë në sallën e Kuvendit.
“Po marr ankesa për një erë të rendë që dyshohet si era benzinë, punonjësit ekspertë ta verifikojnë. Kthehemi në seancë për 10 minuta”, u shpreh kryeparlamentarja Elisa Spiropali. Ndërsa vetë Hoti tha se ajo që derdhi në sallën e Kuvendit ishte aromatizues.
“Nuk ishte asgjë që mund t’ju rrezikojë jetën, ishte aromatizues, le ta vlerësojë Prokuroria, SPAK se bëri kërcënim ndaj meje dhe kolegëve, kemi një mision dhe misionin tonë për të mbrojtur qytetarët”, u shpreh Hoti.
Ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme.
Një grup parlamentarësh socialistë kanë firmosur për marrjen e masave për zonjën Hoti dhe zotin Doda.
Fraksion.com