AktualitetPolitikëTë fundit

Bardhi nxjerr videon e drejtuesit të OSHEE:I kërkoj SPAK-ut ta administrojë dëshminë e tij! Janë kapur me presh në dorë

Gazment Bardhi ka reaguar sërish pas intervistës së dhënë në Top Channel nga Enea Karakaçi, administrator i OSHEE, intervistë kjo e dhënë pasi kreu i grupit të PD ka kërkuar nga SPAK hetimin e shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Reagimi i Bardhit:

Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike. Ky zotëria që ka folur nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. Ata që kanë heshtin!

Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!

Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mëh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro.
SPAK i ka të gjitha dokumentet dhe operacionet korruptive lidhur me këtë aferë. Janë kapur me presh në dorë si hajdutë ordinerë dhe nuk manipulojnë dot askënd me gënjeshtra!

Fraksion.com