“Jemi dhunuar nga Garda”, Elda Hoti: Ishte parfum ajo që hodhëm në Parlament. Prokuroria dhe SPAK le ta verifikojë!
Pasi kryetarja e Kuvendit e përjashtoi nga seanca plenare, Elda Hoti jashtë godinës së Parlamentit tha për gazetarët se lënda që dyshohet të ishte benzinë ka qenë aromatizues i cili nuk është i dëmshëm për askënd.
“Nuk mundet Garda që të dhunojë gratë, jemi dhunuar nga Garda, s’jemi lejuar të hyjmë brenda sepse donin që të na bënin kontroll fizik.
E kthyen parlamentin në zyrë noteriale të bandave. Ne nuk e ndalojmë betejën tonë.
Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembem, ndaj SPAK.”, tha Elda Hoti.
Fraksion.com