Degradon situata në Parlamentin e Shqipërisë: Forcat speciale nxjerrin armët ndaj deputetëve!
Një efektiv i FNSH i ka treguar armën deputetit të PD-së, Luan Baçi gjatë momenteve të përplasjeve të forta fizike përballë Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërkohë janë publikuar pamjet e momentit kur efektivi me skafandër prek armën në brez dhe ia tregon deputetit.
“Ne ishim duke hyrë brenda dhe hy policia me skafandra duke shtyrë, nxori pistoletën dhe ma vendosi tek gjoksi. Duke shtyrë, ja ata plehra që janë aty.
E nxori pistoletën, absolutisht po. E gjithë policia që është futur aty është jashtë rregullave.
Ishin shumë atje, jo vetëm unë. Me mua u përplas, me skafandrën që kisha para. E pashë armë, e kishte në brez dhe e zbuloi”, tha deputeti.
Akuza ka ngritur edhe Gaz Bardhi, ku u shpreh se dy deputetët e PD-së Nallbatin dhe Baçin janë kërcënuar me armë nga një prej policëve.
“Në ambientet e brendshme të Kuvendit, FNSH u drejton armën kolegëve Nallbati dhe Baçi. Akt kërcënimi me jetë”, tha ai.
Fraksion.com