AktualitetPolitikëTë fundit

“Ankoheni për gardhin?”, Braçe: Unë në ’97 kam hyrë i larë në gjak në Kuvend

Erion Braçe iu përgjigj Tritan Shehut, sot në Kuvend  teksa ai u shpreh se kjo që po ndodh me Gardën që nuk lejon deputetët të hyjnë në Kuvend, nuk ka ndodhur asnjëherë që në 1991.

Braçe i ka kujtuar se në 1997 i është dashur të hyjë në Kuvend i gjakosur, kur sipas tij Tirana ishte në shtetrrethim.

Ne folëm për atë që ndodhi 2 ditë më parë, që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë, jo të shkuarës. Këtu ka 2 votë, një që kërkon të mbajë vendin në të shkuarën dhe një që punon për të ardhmen.
Unë kam hyrë në Kuvend i larë në gjak dhe kur kam hyrë në këtë sallë në 1997 Tirana nuk ishte më gardh hekuri për të rregulluar hyrjen e disa njerëzve që duhet të hyjnë normalisht, por ishte në shtetrrethim. Kreu i PD vinte këtu e na sulmonte ne. Historia përsëritet, por sot po përsëritet komike”, tha ai.

Fraksion.com