Aksion në oborrin e Parlamentit: Me mbrojtëse, kokore e kundragaz, shtohen forcat e policisë dhe të Gardës, shihni çfarë po ndodh
Shtohen forcat e policisë dhe të Gardës në oborrin e Parlamentit. Me ardhjen e protestuesve nga Bashkia dhe zgjerimin e turmës së qytetarëve në Kuvend, janë shtuar forcat e policisë.
Shihet policë me kaska janë bashkuar me ata të gardës, ndërkohë që një tjetër grup i Gardës është afruar me vrap.