AktualitetTë fundit

“Shtëpia e barit” mbi magazinën shtetërore, shkon në 8 numri i të arrestuarve

Ka shkuar në tetë numri i të arrestuarve pas zbulimit të një “shtëpie bari” në zonën e Selitës në Tiranë, e cila ndodhej një kat sipër magazinës magazinës shtetërore të Kadastrës.

Policia thotë se u identifikua dhe ndalua shtetasi K. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim,

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar 7 shtetas dhe janë sekuestruar 193 bimë kanabisi të kultivuara në vazo, 100 bimë të thara të futura nëpër thasë dhe sende që shërbejnë për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Fraksion.com