AktualitetPolitikëTë fundit

Deputetët e opozitës do të protestojnë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Parlamentit Europian, një protestë e paprecedentë kjo nga ligjvënësit shqiptarë.

Më datë 23 pjesa dërrmuese e grupit parlamentar udhëton drejt Strasburgut.

Parashikohet të kenë takime me zyrtarë të Parlamentit Europian dhe eurodeputët ku deputetët do të shkojnë me shpenzimet e tyre.

Deputetet do dënoncojnë situatën politike në vend si dhe arrestimet dhe burgosjet politike që po ndodhin në radhët e opozitës.

Pas Strasburgut, pritet të organizohen protesta në Tiranë me bllokim qarkullimi.

“Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian. Bëhet fjalë përrreth 30 deputetë të PD. Është e para herë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian”, raporton ballkanweb.

Me anë të kësaj proteste deputetët shqiptarë të PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për perjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe t’u tregojnë atyre për burgosjet politike të funksionarëve të PD-se.

 

Fraksion.com