AktualitetTë fundit

Denoncimi i Hazizajt: Emigrantët e mitur në Shqipëri zhduken, mund të përdoren për trafikim organesh. Kikia: E tepërt…

Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Altin Hazizaj në një lidhje me skype me emisionin “Open” në News24 bëri një denoncim të fortë, teksa po fliste për ardhjen e emigrantëve të parë në Shëngjin.

Hazizaj tha se pothuajse 1/3 e emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri, pjesa më e madhe nga kufiri jugor i Shqipërisë, janë të mitur të pashoqëruar.

Ku përfundojnë këta të mitur që janë të pashoqëruar nga prindërit. Ata vijnë nga ajo që konsiderohet si rruga e gjelbër. Këta fëmijë strehohen për 2-3 në një qendër në Tiranë ku lahen, pastrohen, ushqehen dhe më pas zhduken. Ku shkojnë këta fëmijë? Ku përfundojnë ata? Trafikohen ose përdoren, mund të përdoren edhe për marrjen e organeve”, tha Hazizaj, duke u shprehur se bëhet fjalë për rreth 7 mijë fëmijë. Në vijim ai tha se ndoshta mund që këta fëmijë të përgatiten edhe për akte terroriste.

Por gazetari Mentor Kikia e konsideroi denoncimin e Hazizajt si një abuzim. “Nuk mund të thuash që ky kontigjent fëmijësh u merren organe dhe përgatiten për terroristë, është abuzim, është i tepërt, pasi nuk ke asnjë fakt dhe provë”, tha Kikia.

Por Hazizaj tha se ne kemi një katrahurë lidhur me këta fëmijë, pasi ato qëndrojnë në qendra për 24 ose 48 orë pranë kufirit dhe nga ana tjetër është e detyrueshme që të shoqërohen nga dy punonjës, një nga policia dhe një nga mbrojtja e fëmijëve./BW

 

Fraksion.com