AktualitetTë fundit

Anija “Libra” me 402 klandestinët e parë nga Italia mbërrin në Shëngjin

Tashmë anija ushtarake italiane “Libra” është në momentet e fundit të rrugëtimit të saj, duke sjellë në brigjet Shëngjin emigrantët e parë nga Italia.

Anija, me 402 emigrantë në bord, është afruar mëngjesin e sotëm drejt qytetit bregdetar.

“Libra” u nis dy ditë më parë nga ishulli i Lampeduzas që ndodhet pranë brigjeve afrikane.

Në bordin e anijes ndodhen disa dhjetëra klandestinë nga Bangdaleshi dhe Egjipti të cilët sapo të mbërrijnë do të vendosen në kampin e sapo ndërtuar në Shëngjin ku do të bëhet pritja dhe kontrolli e më pas do të vendosen në kampin e Gjadrit edhe ai i përfunduar.

Klandestinët janë që të gjithë meshkuj dhe do qëndrojnë këtu për një muaj në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.

Fraksion.com