“Shqipëria sapo arriti një moment historik të madh”, Varhelyi ndan pamjet nga Luksemburgu: U përmbushën reformat e kërkuara
Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ndarë pamje nga Konferenca e Dytë Ndërqeveritare që po zhvillohet në Luksemburg.
Në një postim në rrjetin social “X”, Varhelyi shprehet se ky është një moment historik për Shqipërinë në procesin e integrimit.
“Shqipëria sapo arriti një moment historik të madh në procesin e saj të integrimit në BE. Në #IGC- në e sotme përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë – Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan Varhelyi.
#Albania just achieved a major milestone in its EU integration process.
On today’s #IGC we commend the determination & committed work of Albania. As Albania delivered on the required reforms, we are able to open the 1st Cluster -Fundamentals allowing to proceed w/ other Clusters. pic.twitter.com/vLCKOF6v64— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 15, 2024
Fraksion.com