AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Shqipëria nuk ka asnjë “plan B” veç anëtarësimit të plotë në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Luksemburgu se Shqipëria nuk mund të ketë një “plan B”, kur vjen fjala për liri individuale, sundimin e ligjit dhe demokracinë funksionale.

“Dje një gazetar më pyeti nëse Shqipëria ka një ‘plan B’, nëse BE edhe një herë vonon, apo e ndërlikon procesin, ashtu siç fatkeqësisht ka bërë në të shkuarën. Po, për fat të keq është e vërtetë se BE herë-herë mund të jetë e padrejtë dhe është treguar e padrejtë ndaj vendeve kandidate. U tregua e padrejtë ndaj nesh kur hodhi poshtë vetë rekomandimet e Komisionit të vet, mbështetur në fakte dhe në atë që e bën Komisionin Evropian raport-hartuesin më të besueshëm për të nisur bisedimet me Shqipërinë më shumë se një herë”, tha Rama.

Rama theksoi se shqiptarët nuk mund të kenë një “plan B”, kur vjen fjala për liri individuale, sundimin e ligjit dhe demokracinë funksionale.

“Megjithatë ne historia na ka mësuar në mënyrën më të vështirë se kjo nuk mund të gjendet apo edhe madje të garantohet jashtë aferës së BE-së. Këto janë A-ja, B-ja dhe C-ja e mënyrës së jetesës evropiane”, tha Rama.

Sipas tij, “zgjedhja e një alternative ndaj anëtarësimit të plotë në BE do të ishte të hiqje dorë nga mënyra e jetesës që së fundmi zgjodhëm, pasi duruam epoka errësire nën perandori e regjime që na u imponuan”.

“Për ne nuk është një retorikë proeuropiane, është çështje jete a vdekje për ëndrrën tonë që t’u lëmë brezave të ardhshme një vend ku liria individuale është e padiskutueshme dhe sundimi i ligjit respektohet, e demokracia funksionon për gjithkënd. Alternativat ndaj kësaj ëndrre janë vetëm makthe të llojeve të tjera”, shtoi ai.

 

Fraksion.com