“Nuk më intereson me kë bëri dashuri mamaja e Aleksandrit të Madh”, Rama, Bullgarisë dhe Greqisë për RMV: Lërini vendet të rriten!
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se i qëndron asaj që ka thënë më parë për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pse procesi i integrimit mes Shqipërisë dhe RMV tashëm është ndarë.
Ai madje ka bërë edhe një batutë me gazetarin bullgar që i drejtoi edhe pyetjen, duke u shprehur se ndjehet i keqardhur që RMV nuk është në të njëjtin nivel në proces si ne, dhe se çështja se kush është nëna e heroit kombëtar dhe me kë ka bërë dashuri ajo në mënyrë që të
vinte në jetë ky hero, është çështje interesante për historinë, por nuk mund të bëhet problem që t’i bëhet keq një populli.
Rama: Miku im, je i njohur me fqinjësinë në rajon dhe e dini se Shqipëria është bërë bashkë me të tjerë me detyrim shumë herë.
Të gjitha çiftimet na bënë të kuptojmë se nuk donim të ishin në çift me detyrim por të gjenim lumturinë.
Krejt papritur e gjetëm vetëm në Maqedoninë. Nuk ishte keq sepse ndamë bashkë shumë gjëra.
Por nuk mendoj se jo ishte diçka që ju apo ne duhet ta shihnim si një histori të pafundme. Më duhet të them se ndjehemi të trishtuar që vëllezërit e RMV ende nuk janë në këtë fazë të procesit, edhe pse ishin të parët që nisën procesin.
Ndryshoi edhe emrin që të mund ta niste këtë gjë. Dhe po, i qëndroj gjithçkaje që kam thënë për miqtë tanë Bullgarë.