“Nuk e shmang dot pa e thënë, Putin ndihmoi që procesi drejt BE të merrte një shpejtësi të re”, Rama: Agresioni shërbeu si një zile zgjimi
Kryeministri Edi Rama, Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi po mbajnë një deklaratë të përbashkët në Këshillin e Bashkimit Europian nw Luksemburg.
Rama: Jam i lumtur që jam këtu, në vijim të një seance emocionale dhe të suksesshme që e sjell Shqipërinë më pranë BE, mund të mos duket e këshillueshme, jam me dy hungarezë që mund t’ju them që ndihesh mjaft mirë dhe i sigurt, përveç presidencës hungareze që ka luajtur një rol të rëndësishëm.
Faleminderit Varhelyi që na ka mbështetur për 5 vite të gjata dhe sifduese dhe jo fort të lehta, qëndroj këtu, është me të drejtë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk na duhet një kujtesë e rëndësisë për të punuar së bashku, është e vërtetë në këto kohëra sfiduese ku një mori krizash na janë qasur me nevojën për tu bërë më pranë dhe qëndruar të gjithë së bashku dhe nevojën e mirëfilltë për t’u përballur me veten. Për fat të keq dhe këtë nuk e shmang dot pa e thënë, kjo ishte me ndihmën e Putin që ky proces mori një shpejtësi të re pas agresionit të tij në Ukrainë, shërbeu si një zile zgjimi.
Fraksion.com