AktualitetPolitikëTë fundit

Negociatat, Rama: Moment historik, kurorëzim i përpjekjeve të mirëqeverisjes

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se çelja e negociatave për grupkapitullin “Themeloret” është një moment historik si kurorëzim i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama përcolli foton e ekipit që përfaqësoi vendin në konferencën e dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur sot në Luksemburg, duke renditur edhe kapitujt për të cilët u hapën negociatat: funksionimi i institucioneve demokratike; reforma në administratën publike; Gjyqësori dhe të drejtat themelore; Drejtësia, liria dhe siguria; kriteret ekonomike; prokurimi publik; Statistikat dhe kontrolli financiar.

Kreu i qeverisë u shpreh se “mbase përmbajtja e këtij grupi-kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin”.

Në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Luksemburg u çelën sot negociatat për grup-kapitullin “Themeloret”.


Fraksion.com