Life StyleTë fundit

Erjola Doçi: Bardhyl Idrizi quhet burrë! La interesat dhe lekun për partneren e tij

Erjola Doçi ka treguar hapur se ka nevojë për dashuri.

Në intervistën për “Canape”, Erjola rrëzoi të gjitha deklaratat e saj të mëparshme të cilat i përmendi edhe vetë duke thënë se dëshiron vetëm dikë që ta dojë vërtet. Thënë kjo, ajo dha si shembull Bardhin, duke vlerësuar publikisht veprimet e tij për partneren, Sarën.

Deklarata e Erjolës:


“Unë kërkoja shumë gjëra dikur, por sot në këtë pikë ku jam, duket klishe dhe s’më intereson aspak sesi e mendojnë njerëzit, por sot realisht vuan për dashuri, atë emocionin e vërtetë, për këtë vuan sot. Të gjitha të tjerat i gjen, ia mundëson vetes, më përpara thoja jo po mashkulli të jetë burrë me shumë ‘rr’, jo po të jetë nga veriu, jugu, vende të ndryshme, jo po të më japë siguri, do ti që të gjitha këto nuk e definojnë atë që quhet burrë?

A të të jap një shembull kush quhet burrë? Quhet Bardhyl Idrizi, me këtë që bëri së fundmi. Megjithëse e kam shok, nuk po i flas si shoqe, por po ta them këtë si publik. Vajzën që ka në krah ia paragjykuan, la interesat, lekun, suksesin dhe një njeri që hedh poshtë suksesin, famën, të ecurën përpara, mundësitë ekonomike për dikë, kjo është dashuri. Ky është burrë me shumë pantallona dhe atribute për mua kështu që dua dikë që të më ndjekë në çdo hap të jetës sikurse unë atë. Nuk dua dikë që të më mbushë jetën me lule, por dua dikë që të më japë dashuri”.

 

Fraksion.com