AktualitetBota+Të fundit

E pazakontë! Trump ndalon fushatën dhe kërcen e këndon me muzikë për 39 minuta

Fushatën e mbrëmshme në Pensilvani, Donald Trump e ktheu në një festë të improvizuar me muzikë.

Pasi dy prej anëtarëve të audiencës i ra të fikët, për shkak të temperaturave të larta në vend, kandidati republikan presidencial ndaloi pyetjet që po i bëheshin dhe tha: “Le të dëgjojmë muzikë… kush dreqin dëshiron të dëgjojë pyetje, apo jo?”

Muzika zgjati për rreth 39 minuta, ndërsa Trump dukej se po e shijonte, pasi bëri disa lëvizje kërcimi në skenë, në drejtim të turmës. Pjesa tjetër e fushatës me pyetje dhe përgjigje zgjati rreth 30 minuta.

Përgjegjësi i fushatës së Trump, Steven Cheung postoi në X se ishte një “festë dashurie në bashkinë e PA! Të gjithë ishin aq të emocionuar sa po i binin të fikët, kështu që Donald Trump vendosi muzikë. Askush nuk donte të largohej dhe donte të dëgjonte më shumë këngë nga DJ e famshëm në Spotify”.

 

Fraksion.com