Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Bashkia sposton pemët në Parkun e Liqenit
Në autostradën Tiranë-Durrës ka nisur puna për zgjerimin e trupit të rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se fillimisht po kryhet spostimi i pemëve nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit.
“Puna për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë – Durrës ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale, ku publikoi edhe pamje të kantierit.
Puna për zgjerimin e autostradës ka nisur në 2 lotet e para, kthesa Kamzë-Vorë dhe Vorë-Sukth, për të cilat janë shpallur edhe fituesit.
Fraksion.com