AktualitetPolitikëTë fundit

Qeveria ekuivalenton gradat, Ushtarakët mund të konkurrojnë për drejtorë të Policisë në Qarqe

Vendimi më i fundit i Qeverisë i hap rrugë edhe emërimit të Ushtarakëve në Policinë e Shtetit, me detyra të larta.

Projekti i nisur që prej kohës kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, ish-ushtarak, tani është finalizuar.

Pak ditë nga hapja e garës edhe për 12 drejtorët e qarqeve të Policisë, i hapet rruga rekrutimit të forcave ushtarake në Policin e Shtetit dhe gradave që i lejojnë atyre konkurrimin.

Sipas “Weblajm”, është hartuar edhe tabela e ekuivalentimin e gradave, ku një kolonel ushtrie merr gradën drejtues i lartë apo drejtues i parë dhe mund të konkurrojë për drejtor qarku, përgjatë kësaj jave.

Po ashtu efektivët që duan të largohen nga policia mund të shkojnë në Ushtri, tek Policia e Burgjeve, ose shërbimi zjarrfikës, duke ruajtur pagën dhe gradën.

Propozues të këtij ndryshimi rezulton se janë 3 ministrat e linjës: Ulsi Manja, ministër Drejtësie, Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm dhe Pirro Vengu, ministër Mbrojtjeje.

Ndërsa qeveria e ka argumentuar këtë barazim të gradave si më poshtë:

“Ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas ligjit nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të Policisë së Shtetit, sipas ligjit nr. 82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, të Gardës së Republikës, sipas ligjit nr. 33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, sipas ligjit nr. 152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me gradat e Policisë së Burgjeve, sipas ligjit nr. 80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, të ndryshuar, sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.2. Për ekuivalentimin me gradën “nënkomisar”pranë Policisë së Burgjeve, kandidati duhet të zotërojë një diplomë të arsimit të lartë, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, të licencuara dhe të akredituara sipas dispozitave në fuqi në kohën e lëshimit të diplomës ose të zotërojë një diplomë të të njëjtit cikël, të lëshuar nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, të njohur e të njësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin.3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi”.

 

Fraksion.com