“Kriza nuk është e jona”, mblidhet grupi parlamentar i PS, porosia për deputetët: Vijoni punën!
Deputetët e PS-së do të vijojnë aktivitetin e tyre parlamentar të pashqetësuar nga aksioni i mosbindjes civile të opozitës.
Në mbledhjen e grupit të PS-së është diskutuar për aksionin e opozitës që është shtrirë në gjithë aktitetin parlamentar përshfirë edhe seancat pleanre.
Deputetët udhëzohen të vazhojnë akivitetin e tyre normal, pasi sic burime bëjnë me dije deputetëve u është thënë nga kreu i grupit se “Kriza nuk është e jona. Vijoni punën”,” e si rrjedhojë nuk duhet të ndikojë, mësohet të jetë thënë në mbledhjen e grupit të PS-së.
Mbledhja e grupit të PS në kryesi zgjati rreth 30 minuta dhe më pas ka përfunduar, me disktuimet e axhendës në komisione dhe seancë.
Ndonëse 24 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Kuvendi, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se do të jenë në seancë.
Fraksion.com