AktualitetPolitikëTë fundit

Andrea Mano merr mandatin e Salianjit: Do t’i bashkohem grupit të PD

Ish-kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Korçës, Andrea Mano ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të lënë vakant pas dënimit me një vit burg të deputetit, Ervin Salianji.

Në një prononcim për gazetarët nga Korça, Mano tha se “unë jam në fazën që kam marrë një shkresë nga KQZ për marrjen e mandatit si deputeti i Korçës, e kam pranuar, kam plotësuar dhe shkresat e nevojshme. Jam në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë. Unë jam deputet i PD dhe sigurisht që i bashkohem grupit parlamentar të PD”.

I pyetur nëse do t’i bashkohet aksionit opozitar për mosbindje civile, Mano u shpreh se “pas dorëheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirrje për reflektim të gjithë PD ndaj ish-kryetarit të PD. Dorëheqja ime dhe e një pjese të madhe e anëtarëve të kryesisë dhe më pas e 280 demokratëve që kanë ikur, ka qenë një protestë ndaj ish-kryetarit të PD, por jo ndaj Partisë Demokratike. Sigurisht që ne kemi qenë pjesë e proceseve reformuese në PD të cilat fatkeqësisht nuk shkuan ashtu si ne e mendonim, sepse një pjesë e enturazhit të vjetër politik që iku nga kryetar partie, ju ribashkuan më tej PD por ne vazhdojmë që të jemi, ashtu si unë, edhe njerëzit që kanë ikur, nuk kanë ikur nga PD por nga funksionet drejtuese që kanë patur, kanë qenë anëtarë kryesie, drejtues seksionesh dhe grupseksionesh por e kanë dhënë kontributin si anëtarë partie”.

 

Fraksion.com