AktualitetSportTë fundit

Çekia mposht Shqipërinë, skandal në tribuna

Shqipëria është mposhtur 2-0 në transfertën çekë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila u luajt në Pragë.

Vendasit kaluan në avantazh vetëm pas 2 minutash loje me anë të Chory, ndërsa vijuan presionin në drejtim të portës së Strakoshës.

Ndërkohë, kuqezinjtë e Sylvinho-s nuk arritën thuajse në asnjë moment të reagonin në këtë sfidë, e cila është humbja e dytë radhazi pas disfatës së shtatorit në Air Albania ndaj Gjeorgjisë, e cila është kundërshtari i pas 3 ditëve të Shqipërisë. Kjo për çekët ishte si një hakmarrje për ta, pasi u mposhtën në eliminatoret e Europianit, 3-0 në Air Albania.

Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Ukraina mposhti Gjeorgjinë, duke e bërë tejet interesant këtë grup, i cili udhëhiqet nga Gjeorgjia dhe Çekia me nga 6 pikë, ndërsa Ukraina dhe Shqipëria me nga 3 pikë.

Ndërkohë, skandaloze ishte ajo që bënë tifozët e Çekisë. Pas njërës prej portave, aty ku ishin të vendosur tifozët ultras të Çekisë, 3 flamuj të Shqipërisë u vendosën qëllimisht kokë poshtë, ndërsa ngjitur me ta ishte harta e Kosovës në flamurin e Serbisë.

 

Fraksion.com