AktualitetPolitikëTë fundit

“Zëvendëso Plarent Ndrecën!”, Vokshi kërkesë Spiropalit: Ka penguar hetimin parlamentar

Komisioni hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi nisi punën me akuzat e kryetares, Albana Vokshi deputetes demokrate ndaj socialistëve.

Vokshi tha se socialistët po përpiqen të mbyllin komisionin me qëllim që të fshehin abuzimet me koncesionet e shëndetësisë.

“Keni futur në shinat e paligjshmërisë për ta dështuar por kjo s’ka për të ndodhur. Mos mendoni se duke e rrëmbyer do fshihni abuzimet 200 mln euro” tha Vokshi.

Me anë të një kërkese që e Iexoi në komision ajo i  kërkon Spiropalit, zëvendësimin e Plarent Ndrecës i cili mban postin e zv/kryetarit dhe prezencën e 5 deputetëve të përjashtuar. Gjithashtu kërkon të nisin procedurat për masa disiplinore ndaj Ndrecës dhe administratës që ‘ka penguar hetimin parlamentar’ siç thotë ajo.

‘I kemi dërguar Spiropalit shkresë, pasi kemi deleguar shkeljet e panumërta të deputetëve të këtij komisioni i kemi kërkuar zëvendësimin e nënkryetarit dhe të paralajmërojë 6 deputetët e tjerë. Komisioni hetimor funksionon me ligj të veçantë. Kërkojmë që 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent deri në fund të komisionit. Të nis procedruat për masat disiplinore, Plarent Ndreca Ilir Metaj, Erion Braçes dhe sekretarit të përgjithshëm.’

Madje ka përgatitur kallëzim penal për bllokimin e komisionit hetimor  për Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit dhe drejtuesin e gardës, për masat që Vokshi i quan  ‘arbitrare’.

‘Kemi përgatitur dhe kallëzim penal për këdo që ka penguar funksionimin normal dhe hetimin të këtij komisionit. Nga sekretari i përgjithshëm, tek kreu i gardës. Kanë dhunuar opozitën. Kërkesa të presim përgjigjen e kryetares së Kuvendit, mbledhjen e sekretariatit të etikës, të kthehen deputetët e opozitës dhe të vijojë në kushtetueshmëri. Do doja një herë të vetme të kishit mirëkuptimin për kërkesat tona.’

Vokshi kërkoi në Komision që të lejohet kthimi i deputetëve të opozitës pjesë në këtë komision hetimor, të cilët janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës prej kaosit në Kuvend seancat e fundit. Ndërsa për deputetët e PS-së në atë komision ajo thekson se nuk mund të bëhet hetimi nga ata deputetë që janë subjekte të SPAK.

‘Hetimi nuk bëhet dot nga subjekte të SPAK, për të mbrojtur abuzimet e qeverisë dhe Edi Rama. Kërkoj që kjo mbledhje sot të mbyllet. Të vijojmë javën që vjen me një riplanifikim të agjendës së marrjes së dëshmitarëve. Kërkoj që kjo mbledhje të mbyllet sot dhe të mos vijojë.’

 

Fraksion.com