AktualitetTë fundit

“Shigjeta Ilire-24”, Vengu: Demonstrim i profesionalizmit të trupave shqiptare në operacione speciale

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot përmes rrjeteve sociale pamje nga stërvitja “Shigjeta Ilire-24”.

Vengu thekson se kjo stërvitje ka dëshmuar profesionalizmin dhe aftësitë e trupave të Regjimentit të Operacioneve Speciale, të cilët kaluan me sukses vlerësimin kombëtar të një Task Grupi të Operacioneve Speciale Tokësore.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ministri Vengu tha se vlerësimi kombëtar i një Task Grupi të Operacioneve Speciale Tokësore, u zhvillua nën monitorimin e përfaqësuesve të Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s.

“Së bashku me ekuipazhet e helikopterëve Cougar dhe Black Hawk të Forcës Ajrore, operatorët specialë treguan një nivel të lartë përgatitjeje operacionale dhe ndërveprimi.

Vengu, po ashtu thekson se Ministria e Mbrojtjes vazhdon të investojë në kapacitetet njerëzore.

“Ky angazhim është i reflektuar qartë edhe në vendimin e fundit të qeverisë shqiptare për rritjen e trajtimit financiar të ushtarakëve që preku edhe forcat e Regjimentit të Operacioneve Speciale me shumën deri në 40.000 lekë”, përfundoi ministri Vengu postimin e tij.

Fraksion.com