Del pas 30 minutash nga SPAK, ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur: Ja akuza
Pas rreth 30 minutash deputeti i PS Jurgis Çyrbja, ka dalë nga ambientet e SPAK.
Jurgis Çyrbja është marrë i pandehur zyrtarisht nga SPAK për shpërdorim detyre, ndërsa sot në Prokurorinë e Posaçme i është komunikuar akuza.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se ish-deputeti i PS-së do të përballet në gjykatë me akuzën për “shpërdorim detyre” në kohën kur ishte drejtor i ZVRPP Durrës të ngritura nga zyrtarë të PD-së.
“I është komunikuar akuza ditën e sotme nga SPAK, lidhur me kallëzimin e PD-së. SPAK mund të ketë dhe një njoftim zyrtar. Çyrbja ka afat 10 ditë të tërheqë materialet nga dosja hetimore në SPAK dhe më pas të bëjë prapësimet apo ankimimet, më pas Prokuroria e Posaçme ka të drejtë të dërgojë për gjykim çështjen”, tha Çelmeta.
Fraksion.com