AktualitetBota+Të fundit

Cila është strategjia e Izraelit dhe çfarë po përpiqen të arrijnë?

Nga Jeremy Bowen

 

Unë kam qenë në Bejrut gjatë gjithë luftës së vitit 2006 dhe nuk e mbaj mend që Izraeli të ketë shënjestruar qendrën e qytetit.

Ata rrafshuan zona të periferive jugore, por në qendër ndiheshim mjaft të sigurt. Pra, kjo është ndryshe.

Pyetja që duhet të bëjmë është: Cila është strategjia e tyre dhe çfarë po përpiqen të arrijnë?

Izraeli thotë se po përpiqet t’i kthejë qytetarët e tij në shtëpitë e tyre në kufirin verior me Libanin, por shkalla e asaj që ata bëjnë sugjeron më shumë se kaq.

Sukseset taktike të Izraelit kundër Hezbollahut kanë inkurajuar disa të mendojnë se ekziston një shans për të riformuar rajonin duke dëmtuar rëndë ose shkatërruar të gjithë armiqtë e Izraelit.

Ky është një operacion ushtarak i zgjeruar – një operacion që ka të ngjarë të çojë në një luftë më të gjatë dhe ndoshta edhe në një okupim të Libanit jugor – dhe nuk është e qartë se si kjo është në interes të civilëve izraelitë që përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre.

Izraelitët do të argumentojnë shumë fort se po përpiqen të mbrohen, por ajo që ka bërë përshkallëzimi i tyre është ndezur gjithë rajonin./BBC

 

Fraksion.com