AktualitetPolitikëTë fundit

“Zyrat i kemi të vogla”, Begaj i ankohet Erdoganit: Na duhet një ndërtesë tjetër

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ndodhet ditën e sotme në Tiranë, ku më herët ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me presidentin Bajram Begaj.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo që bie në sy pak para se të futeshin në zyrë është që Begaj i është ankuar Erdoganit për zyrat e vogla.

Ai me batutë është shprehur se zyrtar janë më të vogla se ato që kanë ata të Turqi, teksa thotë se duhet një ndërtesë e re.

“Zyrat janë shumë të vogla… po nja 600 metra katrorë. Kemi nevojë për të ndërtuar një ndërtesë tjetër”, tha Begaj.


Fraksion.com